Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka thënë se “nuk duhet lejuar që të ketë aparteid me vizat për Kosovën”. Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk i din arsyet pse disa vende anëtare të Bashkimit Evropian refuzojnë të japin pëlqimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Komentet e eurodeputetit slloven, pasojnë deklaratat e ditëve të fundit të disa zyrtarëve të Bashkimit Evropian se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës mund të merr më shumë kohë sesa që pritej. Pritjet ishin që liberalizimi i vizave të merrte dritën e gjelbër në dhjetor të këtij viti, por kohët e fundit janë shtuar zërat skeptik brenda BE-së rreth kësaj mundësie.
Megjithatë ai shpreson se kjo çështje do të jetë në agjendën e Këshillit të Ministrave në dhjetor të këtij viti.
-
Heqja e vizave në agjendën e tetorit
-
Dhjetë vjet negociata për procesin që s’dihet kur do të përfundojë
-
Liberalizimi - padrejtësi ndaj Kosovës që nuk do të hiqet shpejt
-
Sholtes: Kosova i përmbushi të gjitha kriteret për viza, u dëshpërua nga mos-realizimi i premtimit
-
McAllister shpreson që shtetet anëtare të BE-së veç e veç do të dalin shpejt me vendim për vizat