Për shkak të mungesës së kuorumit, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka dështuar të mbajë mbledhjen e së martës ku ishte paraparë të raportonte ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Mungoi edhe ministri, e kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, ka thënë se është njoftuar nga Maqedonci se do të mungojë.
“Kam marrë një email nga ministri i Mbrojtjes që duhet të shtyhet kjo mbledhje. Por unë kam kërkuar mos me u shty. Ministri i FSK-së nuk duhet të përfshihet në ngjarjet e fundit në vend. Ai duhet të jetë prezent këtu, po ashtu edhe deputetë e pushtetit nuk marrin pjesë në Komision. Si parti nuk po e respektoj Komisionin e Mbrojtjes dhe Sigurisë”, ka deklaruar ai.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar të mbahet një konsultim me anëtarët prezentë./eo
-
Mbyllet seanca për FSK-në, kërkohet që ministri Maqedonci të japë dorëheqje
-
Mbyllet seanca për FSK-në, kërkohet që ministri Maqedonci të japë dorëheqje
-
S’ka kuorum për mbledhjen e Komisionit për Siguri
-
Dështon shkaku i kuorumit mbledhja e Komisionit për Shëndetësi
-
Kabashi kërkon dorëheqjen e ministrit Maqedonci: Brenda FSK-së ka shumë probleme