Ligjëruesi i politikave të Bashkimit Evropian, Avdi Smajljaj, ka thënë se Rusia do ta përdorë Serbinë për interesat e veta, për ta sfiduar pozicionin e NATO-s dhe BE-së.
Smajljaj thotë se Serbia do të tregohet e kujdesshme karshi Perëndimit, por nuk do të mungojnë aranzhimet e koperimet e saj me Rusinë.
“Rusia do ta përdorë Serbinë, edhe Republikën Srpska si faktor në Bosnje. Edhe në Ballkan, edhe jashtë Ballkanit, kudo ku ka mundësi Rusia do të përpiqet për ta sfiduar pozicionin e NATO-s dhe BE-së. Serbia do të tregohet më e kujdesshme, por do ta orientojë Rusinë më shumë drejt Republika Srpska. Serbia do të përpiqet ta ruajë fytyrën në një farë mënyre, por nuk do të mungojnë aranzhimet dhe koperimet me Rusinë për aq sa Serbia mund ta sheh këtë si një mundësi për ta shtrirë dominimin brenda Ballkanit, ose për ta strukturuar politikën e Ballkanit sipas favoreve të saj”, ka thënë Smajljaj në “Interaktiv të KTV-së.
Sipas Smajljajt, situata në Ukrainë e zhvendos deri diku vëmendjen e BE-së dhe NATO-s karshi Kosovës.
“Tani do të jetë prioritet i BE-së dhe NATO-s karshi politikave që mund të ketë qenë deri tash. Tani me përpjekjen për ta pushtuar Ukrainën nga një fuqi nukleare siç është Rusia, politika e sigurisë është prioritet para politikave tjera. Kosova nuk mund të jetë si çështje e nxehtë. Ende nuk e dimë cili do të jetë fundi i asaj që do të ndodhë në Ukrainë. Situata në Ukrainë pritet ta zhvendos deri diku vëmendjen e BE-së dhe NATO-s nga Kosova. Por Kosova mund të futet në agjendë si përpjekje për të rritur kapacitetet dhe mundësitë për t’u përballur me rrezikun në rritje siç është Rusia”, vijoi ai.
-
Beshlin: Rusia nuk do të ketë fuqi të merret me Ballkanin në dekadat e ardhshme
-
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
-
Moska akuzon NATO-n se dëshiron ta shkëpusë Serbinë nga Rusia
-
Serwer: Vuçiqi po pret mundësinë për ta marrë veriun e Kosovës
-
NATO: Aspekte te bashkëpunimit me Serbinë varen nga llogaridhënia e saj për sulmet në veri