Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi: Brukseli s’do ta përfshijë shtetin serb në sulmin e Banjskës

Redaktori i KOHËS, Besnik Krasniqi, ka deklaruar se Brukseli është i interesuar ta marrë Serbinë “nën ombrellën e tij”, me qëllim që sipas tij, t’i tërhiqet Rusisë.

Ai ka deklaruar të mërkurën në Konfrontin e KTV-së se prishja e raporteve me Serbinë, Bashkimit Evropian do t’i ndikonte në periudha afatgjate, derisa ka shtuar se ky institucion nuk do ta përfshijë shtetin serb në sulmin e Banjskës.

“Brukseli s’do të shoh nëse ka përfshirje të shtetit serb në sulm (në Banjskë v.j) meqë i prish shumë plane. Çfarëdo lëndimi i raporteve me Serbinë do të kishte pasoja afatgjate, Brukseli është i interesuar ta marrë Serbibë nën ombrellën e ta tërheqë nga Rusia”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, sulmi në Banjskë ka shtyrë institucionet e Kosovës që t’i ndërrojnë strategjitë e sigurisë si dhe të investojë më tepër në sferën e mbrojtjes.