Ligjëruesi i politikave të Bashkimit Evropian, Avdi Smajljaj, ka thënë se vizitat nga delegacionet e SHBA-së janë përpjekje që po i bën SHBA-ja për t’i mbyllur mundësitë që do të mund të shfrytëzoheshin nga Rusia për rritje të destabilitetit.
Ai ka thënë se situata aktuale është mundësi e mirë për Rusinë që ta rrisë ndikimin në rajon.
Smajljaj ka thënë se edhe sot, mesazhi që u dha është se duhet të zgjidhet çështja e dialogut Kosovë-Serbi.
Duke folur për Ballkanin Perëndimor, ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të gjejë zgjidhje për anëtarësimin e këtyre shteteve.
“Deklaratat që vijnë nga Serbia për liderët shtetërorë nuk janë befasi dhe janë të zakonshme ndaj një shteti armik. Natyra e vizitës nuk është e zakonshme por ka për qëllim dinamizimin e dialogut me Serbinë. SHBA-ja ka pasur rol kyç në ndërtimin e shtetësisë së Kosovës dhe në çdo deklaratë është përmendur shtetësia e Kosovës. Dialogu do t’i shërbejë në arritjen e një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke”, ka thënë ai.
Edhe
Zgjerimi i BE-së nën presionin e sigurisë
Ai tutje ka shtuar se BE-ja nuk duhet ta shihte rolin e vet në dialog vetëm si lehtësues. Sipas tij, ajo duhet të gjejë mënyrat që ta gjejë një zgjidhje përfundimtare duke i bindur edhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin atë.
Smajljaj ka thënë se zhvillimet e fundit në Ukrainë nuk e lënë BE-në që të sillet me komoditet.
Sipas tij, BE-ja duhet të rrisë shkallen e seriozitetit dhe t’i qaset Ballkanit Perëndimor si akter që i aktivizon palët.
Smajljaj: Macron mund të jetë më përkrahës ndaj zgjerimit të BE-së
Ligjëruesi i politikave të Bashkimit Evropian, Avdi Smajljaj, ka thënë se invazioni rus në Ukrainë ia ka dhënë mesazhin e duhur BE-së.
Ai ka thënë se BE-ja duhet ta ridefinojë vetën dhe politikën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.
Edhe
Sovjetizimi i rajonit nga Brukseli si prodhues krizash
Smajljaj ka thënë se shumë gjëra varen nga epilogu rus në Ukrainë.
Sipas tij, Emmanuel Macron pas fitores së zgjedhjeve do të jetë më përkrahës i zgjerimit të BE-së. Kjo sipas tij, mund të ndodhë pas një ridefinimi të qasjes ndaj Bashkimit Evropian.
“Franca së bashku me Gjermaninë duhet ta marrin seriozisht procesin e zgjerimit dhe t’i kalojnë disa procedura teknike. Rritja e madhe e mbështetjes së të djathtës ekstreme populiste në Francë është evidente. Por, ky presion që vjen te Macroni, do ta shtyjnë atë që të mendojë për një përgjigje të përgjithshme për rritjen e të djathtës ekstreme. Në kuadër të kësaj përgjigje do të ishte përgjigje edhe për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se esktremi i djathtë nuk ka qenë kurrë më shumë në rritje.
Edhe
Kallas për REL-in: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim
Smajljaj ka shtuar se hapi i ardhshëm që e pret Francën dhe shtetet e Evropës Perëndimore, nëse populistët e të djathtës ekstreme fitojnë, atëherë ka fituar autoritarizmi.
Sipas tij, populistët tani e shfrytëzojnë situatën shumë mirë për shkak të çmimeve për ta aktivizuar reagimin qytetar.
“Ka një rritje të madhe të partive të djathta edhe në Gjermani. Edhe në vendet skandinave ka rritje të madhe, në Itali po ashtu edhe në Austri. Në kuadër të kësaj, mësimin duhet ta merrnin partitë tradicionale. Është rritur shumë paqëndrueshmëria elektorale. Partitë e mëdha të djathta thuhet të kenë mbështetje të madhe financiare nga Rusia. Duke reflektuar partitë tradicionale, do ta ruanin vetveten dhe do ta ruanin edhe BE-në”, ka thënë ai.