Adashi i liderit të dikurshëm të socialistëve dhe ish-kryetarit të Serbisë e ish–Jugosllavisë, është zgjedhur nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Partisë Socialiste të Serbisë, SPS që e udhëheq Ivica Daçiq.
Ai thotë se fakti që e ka emrin Slobodan Millosheviq, si ish-diktatori i e akuzuari për krime lufte në Kosovë, i vdekur i padënuar në burgun e Tribunalit të Hagës në vitin 2006, ish - themeluesit të kësaj partie, nuk e pengon, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përkundrazi. Lideri i parë SPS-it është personalitet historik e koha do të tregojë se roli i tij ka qenë pozitiv", citon “novostionline” të ketë thënë Slobodan Millosheviq.
Ai thekson se emri i ka sjellë popullaritet në media, por kjo nuk ka ndikuar në pozitën e tij aktuale në parti:
“Në këtë parti jam i përkushtuar me punë tash e 24 vjet, që nga mosha 18 vjeçare".
Slobodan Millosheviq është nga Fushë –Kosova e në SPS është nga viti 1994 kur dhe atëherë ishte zgjedhur nënkryetar i rinisë së SPS-it.