Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SKV: Viti i Ri, avazi i vjetër

Sot, në prag të fundvitit 2018, pa shmangshëm do të kujtojmë skandalet e mëdha që e përcollën Republikën tonë; të brishtë, të vjedhur, të shitur, të dhunuar, thotë mërems një kumeste Lëvizja Studentore për Barazi studim kritikë veprim.

"2018 ishte vit i ngjarjeve të mëdha". Kështu do të parapëlqenin të thonin disa politikaj megaloman të cilët edhe dështimet shpesh i proklamojnë si arritje, madje edhe historike.

Po, ky ishte vit i ngjarjeve të mëdha të dështuara të Republikës tonë.

Vit i tradhtisë kombëtare dhe i tradhtisë së vullnetit qytetar. Tradhti ndaj idesë për ngritje dhe zhvillim, për barazi sociale e drejtësi, për arsim cilësor e punësim, për mirëqenie qytetare.

Vit i disfatave, i izolimit, i koncesioneve, kryekëput vit i dështimit.

Të izoluar, të dhunuar, të shtypur e të varfëruar. Kështu karakterizohet viti 2018.

1. NISMA e këtij viti në Ministrinë e Arsimit po lëshon rrënjë thellë. Jo pse ishte një nismë e drejtë dhe e avancuar, por se erdhi një NISMË si parti politike për tu rehatuar e korruptuar.

Punësime partiake e familjare gjithandej ministrisë si dhe në shkolla e universitete publike që arrijnë shifër rekord për vitet e fundit.

2. Përjashtimi nga instituti ndërkombëtar "EQAR" apo i njohur si "Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë" ishte një nga dështimet e radhës të kësaj qeverie, e në veçanti të ministrisë përkatëse. Në vend se të kishim afirmim të Universitetit dhe integrim në institucione të tjera të rëndësishme ndërkombëtare, pra ndodhë e kundërta.

3. Në Universitet avancohen në asistentë, ish-studentë të korruptuar e të dënuar. Në vend se të krijohen komisione hetimore për keqpërdorime të detyrave zyrtare nga zyrtarë e ish zyrtarë të Universitetit dhe Arsimit të Lartë në përgjithësi, për të gjitha dëmet e shumë shkaktuara ndër vite këtij institucioni.

4. Seksizmi në Universitet vazhdon ekzistencën e vet, e për të flitet vetëm kur të ketë shpërthyer ndonjë lajm bombastik sa për të shpërqendruar vëmendje, dhe jo aq për të vetëdijesuar dikë.

5. Ngritja akademike vazhdon me plagjiatura. Profesorë e asistentë shumë prej tyre nuk arsyetojnë titujt akademik.

6. Ndërhyrjet direket të pushtetit në Universitet në veçanti përmes Këshillit Drejtues e anëtarëve arrogant të tyre, po ngufasin autonominë e saj të domosdoshme. Përmes shantazheve e favoreve vazhdojnë dallavere e keqpërdorime të përditshme.

7. Pushteti mvesh anëtarët e vet nën petkun e profesorit kudo nëpër universitete. Universitetet vazhdojnë të prodhojnë injorancë.

Le te jetë ky vit i ndërgjegjësimit, për të gjithë.

Për studentët që studiojnë e që revoltohen, për të papunët që nuk do të durojnë, për punëtorët që shtypen e vdesin në vende të punës, për gratë që dhunohen e për krimet që falen, për të pasurit që pasurohen e për të ndershmit që varfërohen.

Le të jetë vit i kthesës së madhe qytetare, përfundon kumtesa.

Artikuj të ngjashëm