Prania e banorëve të fshatit Skorobisht të Prizrenit në rrugët e ngushta të këtij vendbanimi kodrinor-malor është e rrallë pas motit me shi.
Monotoninë e largojnë të lehurat e qenve të Sharrit që vijnë prapa mureve të oborreve të shtëpive. Por retë e zeza mbi fshat si pasojë e vranësirave sikur e sjellin një zymtësi mbi këtë vendbanim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Të rinjtë e këtij fshati pohojnë praninë e atmosferës depresive në këtë lokalitet, që është larg nga Prizreni mbi 10 kilometra.
“Në fshat nuk ka asnjë perspektivë për të rinjtë. Shumica e tyre kohën e kalojnë në bastore, sepse nuk ka kushte për t’u marrë me ndonjë aktivitet tjetër”, ka thënë Eroll Shabani, 26 vjeçar nga Skorobishti.
Sipas tij, për këtë shkak edhe shumica prej tyre synojnë që të ikin nga fshati respektivisht të emigrojnë në botën perëndimore për një jetesë më të mirë.
Edhe
Gllogovica, fshati “i harruar” i Prishtinës që numëron vetëm 10 familje
Nëpër rrugët e shtruara me kubëza herë pas here qarkullon ndonjë automjet, që lë prapa njolla balte. Kjo ndodh ngase ka ende rrugë lokale të fshatit që nuk janë të rregulluara... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.