Për 44 vjet, Hamit Osmani kishte qenë profesor i lëndës së Historisë. Për një periudhë prej 10 vjetësh në kohën e sundimit serb, Osmani si dhe shumë mësimdhënës të tjerë, kishte punuar pa para.
Kontributi i tij në organizimin e sistemit të arsimit, bëri që policia serbe disa herë radhazi të ushtrojë dhunë fizike mbi të, gjë që e la me pasoja në të pamur, raporton KTV.
Tash kur Hamiti është në pension dhe nuk e gëzon të drejtën e tij të pensionit të mësimdhënësit, e as atë të invalidit të luftës.
Për të përfituar pensionin e profesorit, Osmani me udhëzim të zyrtarëve nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, rreth dy vjet më parë kishte hequr dorë nga ai i invalidit.
Mirëpo, pati mbetur pa të dyja. I vetmi pension që i është dhënë është ai i personave me aftësi të kufizuara.
Këtë të drejtë të përfitimit të pensioneve për kontributet e tjera, ua mohon neni 16 i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.
Edhe
Shatri: Po diskriminohen ata që e luftuan sistemin e Jugosllavisë
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, thotë të ketë pasur dhjetëra takime për raste të tilla dhe, sipas tij, ky nen është shkelje e të drejtave të qytetarit.
Andaj, thotë të kenë nisur procedurat për plotësim-ndryshimin e këtij ligji.
Ndërsa, sa i përket kostos financiare, ai beson se do të jetë e përballueshme.
-
Jasharaj u drejtohet deputetëve me letër, kërkon ndryshim të Ligji për skemat pensionale
-
Pensionistët duan që kushti me 15 vjet përvojë pune për pension ose të hiqet ose të ulet
-
Pensionistët duan që kushti me 15 vjet përvojë pune për pension ose të hiqet ose të ulet
-
Më se 100 mësimdhënës s’kanë marrë tri pagat e paspensionimit që u takojnë me ligj