Tiranë, 27 korrik – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar dje në rubrikën e tij në Facebook “Amarcord” skautistët e rinj shqiptarë të krijuar me shtysën e filantropit të madh shqiptardashës, ushtarakut britanik Aubrey Herbert.
“AMARCORD
Kjo foto e qershorit 1923 shkrepur në konviktin ‘Malet Tona’ në Shkodër, dëshmon se një vit pasi ishin krijuar me shtysën e filantropit të madh shqiptardashës, ushtarakut britanik Aubrey Herbert, prej familjes së Lordëve Carnarvon, boys scout, skautistët e rinj shqiptarë ishin në lulëzim të plotë.
“Semper parati” – “Gjithmonë të përgatitur” ka qënë kahera moto e skautizmit në mbarë botën, si një etapë iniciatike dhe salduese në solidaritet e të rinjve që herët a vonë do të përballen në jetë me vështirësitë fizike dhe shpirtërore të kohës në të cilën jetojnë”.
-
Rama: Evropa ka nevojë për një aleancë përtej armatimit
-
Rama premton nismë ligjore për regjistrimin e fëmijëve, prindërit e të cilëve u paraqitën si kosovarë në Britani
-
Kurti për mërgimtarët në SHBA: Nëse para tri dekadave ju kemi thënë sakrifikoni, tash ju themi investoni
-
Rama për shtetin e bektashinjve: Kësaj ideje i ka ardhur koha të vihet në jetë
-
Kurti: Qeveria po punon për krijimin e mundësive të barabarta për të gjitha komunitetet