Ditët e fundit të nëntorit të vitit 2012 ishin përplot zhvillime në trojet shqiptare.
Shënohej 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, e ishte liruar nga akuzat për krime lufte nga Gjykata e Hagës tani kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Në këtë kohë, Fatmir Limaj ndodhej në paraburgim për rastin ‘Kleçka’, e më 28 nëntor edhe Gjykata Supreme kishte vendosur në favor të kësaj mase, raporton KTV.
Po atë ditë, në YouTube, në llogarinë ‘informatorikosova’, ishin publikuar 5 videot e para, e prej njërës prej tyre kishte mbetur edhe emri sinonim i skandalit, biseda mes Adem Grabovcit dhe tani presidentit Hashim Thaçi.
Skandali, i transmetuar për herë të parë më 29 nëntor në KTV, që kishte mbërritur edhe në mediat ndërkombëtare, kishte lëkundur skenën politike në vend, ishte mohuar fillimisht nga qeveria, e cila, pak ditë më vonë, kishte miratuar një projektligj që rregullonte përgjimet.
Edhe
Lirohen të akuzuarit e rastit “Pronto” pasi nuk u provua se kryen vepër penale
Prokurorisë së EULEX-it, që kishte përgjuar atëherë zëvendësministrin Adem Grabovci, në kuadër të rastit MTPT, nuk i ishin dukur të rëndësishme bisedat dhe, rrjedhimisht, nuk kishte rezultuar me ndonjë aktakuzë.
Rasti ishte heshtur deri në vitin 2016, me publikimin e incizimeve të reja në portalin “Insajderi”.
Në fillimin e gushtit të atij viti, në këtë portal, ishte publikuar një tjetër incizim emblematik, ai mes Grabovcit dhe Bahri Hysenit, që as nuk e kishte idenë se për çka po i fliste shefi.
Pas presionit publik, edhe kryeprokurori Aleksandër Lumezi ishte deklaruar po atë ditë lidhur me përgjimet.
Një muaj më vonë, ishte intervistuar Grabovci nga Prokuroria Speciale.
Ndërkohë, Kohavisioni, vitin e kaluar, nxori në dritë edhe një tjetër anë të përgjimeve të serisë “Pronto”, që implikonin edhe vet kryeprokurorin Lumezi.
Edhe
“Pronto 3”: Kryeprokurori Lumezi i afërt me PDK-në, zbulojnë përgjimet
Grabovci e Beqaj kishin koordinuar takimin me Lumezin, të cilin synonin ta anëtarësonin në PDK, e për këtë flasin edhe Kadri Veseli e Hashim Thaçi.
Kryeprokurori, vetëm pak ditë pas “Dosjes Lumezi”, kishte mohuar që ndonjëherë kishte synuar të futet në ndonjë parti dhe raportimin e kishte quajtur trillim.
E institucioni, të cilin e udhëheq ai, më në fund, arriti të ngritë aktakuzë për 11 persona në këtë rast, ku përfshihen ministra e deputetë të PDK-së.
Aktakuza ndaj ministrit Besim Beqaj e çon në 3 numrin e ministrave që ballafaqohen me drejtësinë, pas Pal Lekajt e Valdrin Llukës.
Në vend të dorëheqjes, Beqaj, në reagimin e tij, mohoi të ketë bërë ndonjëherë shkelje ligjore, derisa u shpreh i gatshëm të argumentojë veprimet e tij politike e ligjore.
Edhe
“Express gjykimi” në aferën “Pronto”
Derisa ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Grabovci, aktakuzën e konsideroi padrejtësi ndaj tij.
Vepra penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”, me Kodin Penal, është e dënueshme me 6 muaj deri në 5 vjet burgim.