Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar rezolutën e propozuar nga deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, lidhur me çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.
Ishin 19 deputet që përkrahën këtë rezolutë, 36 ishin kundër, ndërsa, 7 të tjerë abstenuan.
Në këtë rezolutë ndër të tjera thuhet se Qeveria të lirojë zonën e veçantë, të themelohet korporata publike e thëngjillit, të hetohen dhe të ndërmerren masa ligjore që prej atyre që kanë penguar zgjerimin e minierës e deri te ata që kanë ndryshuar kahjen e minierën.
Menjëherë pas këtij propozimi, kryeministri Mustafa doli në interpelancë ku tha se nuk ka nevojë për rezoluta të tilla.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi nuk miraton shmangien e afatit për dy projektligje
-
Ndryshimi i rendit të ditës në Kuvend sërish kundërshtohet nga opozita
-
S’kalon rezoluta e LDK-së për çmimin e naftës
-
Arrihet pajtueshmëri që rezoluta e PDK-së të votohet si pikë e parë e rendit të ditës
-
Kalon rezoluta për mbrojtjen e viktimave të luftës, dështon ajo për çmime