Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të votojë asnjë nga pikat e mbetura nga seanca e kaluar, edhe pse në seancë kishte deputetë të mjaftueshëm, por që nuk votonin.
Kështu, plotësim-ndryshimi i Ligjit për Miniera dhe Minerale mori 28 vota për, 16 kundër dhe 6 abstenime dhe në mungesë të kuorumit, votimi u shty për seancën tjetër, raporton Kosovapress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdhe propozim-rezoluta rreth arrestimit të aktivistëve të Vetëvendosjes, e mbetur prej muajsh pa u votuar, nuk ka gjetur votat e mjaftueshme për të kaluar.
Kështu, 14 vota ishin për, 3 kundër dhe 12 abstenime, çka bëri të shtyhet përsëri kjo pikë.
Votimi i plotësim-ndryshimit të ligjit për Sanksionet Penale nuk u votua meqë deputetët e pranishëm në sallë nuk votuan, duke mos u bërë kuorumi i mjaftueshëm për të kaluar këtë propozim amendamentet e komisionit funksional.