Mësimdhënës të caktuar të gjimnazit “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe të Rahovecit ende kujtojnë zotimet e dhëna para afro një dekade nga drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, për modernizimin e hapësirave shkollore dhe digjitalizimin e procesit edukativo-mësimor. Mirëpo, këto premtime, sipas tyre, nuk janë jetësuar ende në tërësi.
Madje kanë hatërmbetje për mospajisjen e shkollës dhe mësimdhënësve me kompjuterë nga ana e MASHT-it, shkruan sot “Koha Ditore”. Në të njëjtën kohë përmendin edhe problemin e depërtimit të ujit nga reshjet për shkak të defektit në kulmin e objektit, të ndërtuar 10 vjet më parë.
Ndërkohë udhëheqja e shkollës konfirmon problemin me gjendjen teknike të pullazit të ndërtesës, por thekson se ky institucion arsimor ka marrë kabinet të informatikës si donacion nga shoqatat e ndryshme. Njëherësh drejtoria e shkollës ka pohuar se projekti për rregullimin e defektit në pullaz është në proces për t’u zgjidhur, derisa zyrtarët nga Drejtoria e Arsimit kanë pohuar se duhet të pritet rishikimi i buxhetit për sigurimin eventual të mjeteve financiare për këtë intervenim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Shkolla “Ukshin Hoti” do të bëhet me sallë sporti
-
DKA në Prizren: Disa nxënës e kanë përfunduar vitin shkollor pa libra
-
Qe 10 vjet nuk është funksionalizuar platforma 5.6-milionëshe
-
Rinovimet e nisura në dhjetor i çojnë në pushim nxënësit e gjimnazit “Hivzi Sulejmani”
-
Profesoresha e matematikës bojkoton mësimin - proteston për gjendjen e rëndë në gjimnazin e Ferizajt