Komunarët e Obiliqit thonë të mos kenë para për ta funksionalizuar Ambulancën e Mjekësisë Familjare në fshatin Shipitullë.
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ibush Mjekiqi, thotë se pos mungesës së buxhetit, është edhe zhvendosja e fshatit që ka ndikuar në moshapjen e këtij institucioni shëndetësor, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ka thënë se e kanë bërë një zgjidhje tjetër për këta banorë: të ofrojnë shërbime shtëpiake.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për AMF-në në Shipitullë është një numër i vogël i banorëve atje, dhe po ashtu çështja e zhvendosjes së popullatës nga atje edhe në bazë të buxhetit që ne e posedojmë, unë e kam kalkuluar dhe nuk kam pasur mundësi buxhetore për ta vënë në funksion, për shkak të obligimeve që i kam atje, për ta çuar një ekip mjekësor, një mjek, dy infermiere edhe një pastrues. Numri është i vogël i banorëve e shpenzimet janë të mëdha për ta funksionalizuar atë”, ka theksuar Ibush Mjekiqi.
“E kemi bërë një formë tjetër të ofrimit të shërbimeve: kurdo që ata kanë nevojë për shërbime, veç thërrasin edhe ne shkojmë atje - shërbim shtëpiak. Edhe e kemi bërë një analizë, sikur edhe ta funksionalizonim atë, ai (banori) prapë duhet të vijë të blejë barna në qytet dhe bën shpenzime të dyfishta, por edhe ne bëjmë shpenzime. Kështu që e kemi të pamundur me këtë buxhet ta mbajmë në funksion”... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.