Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Situata në Kosovë reflektohet edhe në Serbi”

Foto: Koha

Në Këshillin për kontrollin e shërbimit ë sigurisë në Kuvendin e Serbisë sot është thënë se situata në Kosovë karakterizohet me nivel të lartë tendosjeje shkaktuar, sipas tij, nga hapat e autoriteteve të Kosovës.

Në këtë mbledhje, ku mori pjesë edhe shefi i sigurimit serb BIA, është thënë se situata e sigurisë në Serbi rëndohet nga situata në Kosovë, njofton tanjug, transmeton Koha.net.

Anëtarët e Këshillit e kanë quajtur të padrejtë taksën e Kosovë ndaj Serbisë dhe ata janë ankuar për, siç kanë thënë, moszbatimin e Marrëveshje së Brukselit rreth formimit të Asociacionit të Komunave serbe në veri të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm