Me pak shpresë e shumë zhgënjim po e presin fillimin e vitit të ri shkollor shumë prindër, fëmijët e të cilëve janë pjesë e arsimit parauniversitar në Kosovë.
Niveli i ulët i cilësisë në arsim është faktori kryesor që po i shqetëson. Shpresat po ua humb edhe mosperspektiva pas shkollimit e mundësitë minimale për punësim. Një pjesë e tyre, qysh tash kanë nisur të bëjnë plane që fëmijët e tyre ta vazhdojnë shkollimin jashtë vendit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këtë hap thonë se janë të detyruar ta bëjnë vetëm që fëmijët të mos i ndiejnë pasojat e një sistemi të zhytur në probleme.
Me emocion po e pret ditën e parë të vitit të ri shkollor Imer Topanica nga Sfeçla e Podujevës. Për herë të parë, vajza e tij Hana do të ulet në banka shkollore. Ajo do ta hedhë hapin e parë drejt arsimimit.
Por babanë e 5-vjeçares po e shqetëson gjendja në sistemin arsimor, aty ku vajza e tij do ta ndjekë shkollimin. Tash për tash nuk pret që të ketë ndryshime pozitive pasi siç thotë shoqëria kosovare është futur në një letargji të thellë, duke mos reaguar as për gjërat më kruciale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)