Shtatori mund të paralizojë edhe një herë tjetër sistemin e drejtësisë. Krejt kjo nëse nuk përmbushen kërkesat e sindikalistëve për shtesa prej 50 eurosh dhe transport drejt Pallatit të Drejtësisë, deri në fund të këtij muaji, raporton KTV.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sërish është zotuar se marrëveshja do të realizohet plotësisht.
Kishin kërkuar rritje prej 100 % të pagave, por ishin mjaftuar me shtesa prej 50 eurosh.
Këto shtesa, punëtorët e administratës në Gjykata e Prokurori ende nuk i kanë marrë.
E gati 1 muaj nga përfundimi i grevës, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nuk ka pranuar të japë detaje rreth marrëveshjes për pezullimin e grevës.
Tahiri ka thënë se marrëveshja do të zbatohet.
Por, kryetari i Sindikatës së Judikaturës, Asllan Rusinovci, ka konfirmuar se ishin pajtuar për shtesa prej 50 eurosh dhe sigurimin e transportit për në Pallatin e Drejtësisë.
E afati për realizimin e këtyre kërkesave është deri në fund të muajit gusht.
Në Interaktiv të KTV-së, Ministri Tahiri ka lënë të kuptohet se shtesat mund të zbatohen deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat, ligj me të cilin pritet të rregullohen pagat e sektorit publik.
Pas rritjes së pagave për gjyqtarë e prokurorë, punëtorët e administratës në këto institucione, më 4 korrik, hynë në grevë me kërkesë për rritje pagash prej 100%, ndërsa grevën e pezulluan me datën 11.
-
Sistemi i drejtësisë mund të paralizohet gjatë shtatorit
-
AAK-ja kërkon që koeficienti i pagave të bëhet 129 euro
-
Tahiri: Sistemi i pagave në katrahurë, Qeveria po nënvlerëson punën e profesionistëve
-
AAK-ja për Ligjin e Pagave dhe të Zyrtarëve Publikë: Rrezikojnë të rrëzohen nga Kushtetuesja
-
Tahiri për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit: E padurueshme! Skandaloze!