Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, fajësoi Kosovën për ndërprerjen e dialogut. “Dialogu me Kosovën do të vazhdojë kur Prishtina të pranojë të sillet në mënyrë të qytetëruar dhe në përputhje me rregullat që vetë i ka pranuar para shumë vitesh”, është shprehur ai, transmeton Koha.net.
Ai para gazetarëve deklaroi se Serbia dëshiron dialog.
Duke folur, ndër të tjera, për përpjekjet e Prishtinës që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit dhe për përpjekjet e Beogradit që ta pengojë realizimin e këtij qëllimi, Vuçiq tha se “ky është mision thuaja i pamundur , meqë vendet të cilat e kanë njohur Kosovën ndodhen nën trysni të madhe që me rastin e votimit së paku të abstenojnë, në mënyrë që Kosova të marrë më shumë vota që e mbështesin” . Asambleja e përgjithshme e Interpolit mbahet nga data 18-21 nëntor në Dubai, transmeton Koha.net.
-
Vuçiq: Pengimi i Kosovës në Interpol, mision gati i pamundur
-
Vuçiqi mendon se Kosova s’do të anëtarësohet në Interpol, pranon të ketë kërkuar nga serbët të dalin nga FSK-ja
-
Vuçiq pret “JO” - në e Kosovës për t’i ndërprerë bisedimet
-
Vuçiq: Biseda me Lajçakun për Kosovën, shumë e vështirë
-
Serbia me ekip që do të lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE