Beograd, 28 janar - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me presidentin slloven, Borut Pahaor, deklaroi se gjithnjë e më pak njerëz në Serbi dëshiron zgjidhje për Kosovën dhe se shumica konsideron se është mirë që të mbetet kjo gjendjë që është tash, porse druan se do të jetë gjithnjë e më keq nëse nuk gjendet tash një kompromis. Kështu e citon Vuçiqin agjencia serbe e lajmeve FoNet, transmeton Koha.net.
Duhet t'i kuptojmë edhe interesat shqiptare, por edhe bota i ka dëshirat e saj, është shprehur Vuçiq në konferencën para gazetarëve, duke shtuar se është ngushtuar hapësira për arritjen e kompromisit, meqë të gjithë janë kundër saj (zgjidhjes me kompromis - v.j), ndonëse as që e kanë parë.
-
Vuçiq-Lajçakut: Pak hapësirë që çështjet e hapura të zgjidhen me dialog
-
Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën
-
Vuçiq: Situata për njerëzit tanë në Kosovë është shumë e komplikuar
-
Vuçiq: Serbia e gatshme për zgjidhje kompromisi, por jo për poshtërim
-
Vuçiq do dialog me Kosovën, por jo zgjidhje të komanduar