Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas VMRO-DPMNE, Edi Rama e shpalli Maqedoninë shtet binacional

VMRO-DPMNE-ja, me anë të një kumtese për mediat ka deklaruar se ofendimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, nuk kanë të ndalur, ndërsa LSDM-ja dhe Zoran Zaev po heshtin dhe nuk e denoncojnë.

Nga kjo parti thonë se Edi Rama, gjatë një interviste pak ditë më parë, e ka ofenduar Maqedoninë dhe se është për shtet binacional, transmeton ina. “Ai i harron turqit, romët, vllehët, boshnjakët dhe të gjitha komunitetet e tjera të shoqërisë në Maqedoni”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

VMRO-ja, gjithashtu ka këmbëngulur se zgjidhja e vetme për daljen e vendit nga kriza politike në të cilën e ka futur LSDM-ja, janë zgjedhjet e reja parlamentare të parakohshme.

Gjithashtu, nga kjo parti bëjnë me dije se nuk ka ikje nga drejtësia, duke adresuar një sërë akuzash LSD dhe se qytetarët nuk kanë votuar për Deklarata të huaja dhe nuk do të lejojë që interesat shtetërore të vihen në lojë.