Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, ka bërë me dije se nuk mund të ketë dialog me Serbinë pa konsensus politik e shoqëror.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se është e domosdoshme që Kuvendit të Kosovës t’i bartet vendimmarrja sa i përket dialogut në mënyrë që të parandalohen e të pamundësohen “aventurat e rrezikshme të presidentit Thaçi” për territoret e sovranitetin e vendit.
Ai ka theksuar se dialogu me Serbinë duhet të zhvillohet në kushte të transparencës së plotë dhe me pajtueshmërinë e të gjithëve për një platformë shtetërore sa iu përket qëllimeve dhe synimeve që i ka Kosova në këtë dialog.
Ymeri ka thënë se vetëm pas votimit të një platforme shtetërore me votë të kualifikuar të 2/3 e deputetëve, procesi i dialogut do të fitonte legjitimitet dhe strategji.
-
Ymeri premton transparencë rreth dialogut
-
PSD-ja fton partitë të përkrahin Projektrezolutën dhe Projektligjin për dialog
-
Ymeri: T’ia kthejmë Kuvendit vendimmarrjen, e pastaj edhe mund të vendosim kush kë e ‘sosë’ në boks
-
Rezoluta me katër pika e PSD-së për caktimin e përgjegjësive institucionale në dialog
-
PSD kërkon mocion procedural për dialogun me Serbinë