Paqja është arritur por për një paqe të qëndrueshme Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të arritur pajtimin.
Kështu u tha në konferencën: “Duke shtruar rrugën për ndërtimin e paqes dhe integrimin evropian - kontributi i Shoqërisë Civile në paqen dhe harmonia ndëretnike, me fokus në dialogun midis komunitetit shqiptar dhe serb në Kosovë”, të organizuar nga Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore.
Ish-negociatorja e Kosovës, në dialogun Kosovë-Serbi Edita Tahiri, vlerësoi se QTSGJ është shumë meritore në fuqizimin e grave.
“Për një paqe të qëndrueshme, roli i grave duhet të jetë qendror. Gratë duhet të jenë edhe në pozitat udhëheqëse, por edhe në nivelet tjera”, u shpreh ajo.
“Derisa ky dialog i shumë përfolur me paradokse të mëdha ka arritur që Kosova të shtrijë sovranitetin në pjesën veriore me instrumentet e saj që nuk kanë qenë para dialogut, ishte pikërisht ky dialog që ne arritëm t'i shuajmë paralelet serbe siç është policia, dogana, etj. Ky dialog ka arritur të vendosë drejtësi dhe kemi vendosur kufirin në Veri. Në kuadër të këtij dialogu nuk ka pasur aq gra as nga ana e Kosovës e as nga ana e Serbisë. Kosova dha një provim të mirë kur vendosi kryenegociatorin femër, mua, ndërsa Serbia gjithmonë e pati kryenegociatorin mashkull. Besoj se kjo do të ndryshojë me finalizimin e këtij dialogu që është njohja e shteteve mes vete”, tha ajo.
Tahiri tha se ka rënë përkrahja për OJQ-të, derisa ftoi Qeverinë e Kosovës që të përkrahë financiarisht ato.
Edhe
Për paqe të qëndrueshme, Kosova e Serbia kanë ende shumë punë për të bërë
Këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Driton Lajçi, tha se paqja është arritur, teksa bëri thirrje që të shtihet bashkëpunimi mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve.
“Është e domosdoshme ecja drejt BE-së. Të zbatojmë kriteret në rrugën drejt integrimit, të mbështesim rrugën e integrimit evropian. Dialogu Kosovë-Serbi është i rëndësishëm për harmoninë ndëretnike. Është shumë i rëndësishëm pajtimi jonë me serbët. Prandaj ne inkurajojmë bashkëpunim ndërmjet universiteteve, ndërmjet institucioneve, ndërmjet të rinjve, madje edhe mësimin e gjuhës së njëri-tjetrit”, tha ai.
Ky është rezultat i raporteve të ndërlikuara që kemi pasur historikisht. Carmen Meyer, drejtoreshë e CFD-së, theksoi se nuk ka mundësi të ketë paqe pa pjesëmarrje të barabartë.
-
Ish-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë nuk pret marrëveshje të shpejtë
-
Për marrëveshje me Serbinë kërkohet njohje reciproke dhe ndërrim negociatorësh
-
Edita Tahiri fton gratë që përmes aktivizimit të ndalin idetë për korrigjim të kufirit
-
Tahiri: Serbia s’është e interesuar të zbatojë marrëveshjen e Brukselit për Asociacionin