Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas OHT-së, në Kosovë s’ka rritje të madhe të çmimeve

Nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit thonë se çmimet e në fushën e hotelerisë nuk janë rritur shumë.

Kështu është shprehur përfaqësuesi i OHT-së, Sadik Maqedonci në emisionin SOT të KTV-së, derisa u pyet për ndikimin e rritjes së çmimit të energjisë në vend.

Maqedonci thotë se nuk ka pasur shtrenjtim të madh në çmimet e hotelerisë, përveç atyre në akomodim gjatë sezonit.

“Çdo shtrenjtim si i furnizimit, mos të harrojmë që çdo artikull që e kemi bazë për prodhimin e produkteve tona që ua shesim konsumatorëve është shtrenjtuar. Çmimet në hotelieri nuk janë shtrenjtuar përveç në ato vende ku është çështja e sezonit, pra e fluksit të madh, është te akomodimi, mirëpo te shërbimet e përditshme nuk ka ndonjë rritje të madhe të çmimeve, ka mungesë të stafit dhe rritje të rrogave te të gjitha rajonet në Kosovë. Çmimi i energjisë ndikon drejtpërdrejt pasi i rritë shpenzimet”, ka thënë ai.

Derisa foli për masat e reja që janë vendosur nga Qeveria e Kosovës, Maqedonci tha se me qeveritë e kaluara kanë pasur bashkëpunim më të mirë, ndërsa shtoi se ekzekutivi i tanishëm nuk është konsultuar me këtë odë fare për të marrë këtë vendim.

“Me qeveritë e kaluara e kemi pasur një bashkëpunim më të mirë, pasi që kemi qenë pjesëmarrës në të gjithë manual, pra kemi qenë të konsultuar. Ky vendimi i fundit na ka shqetësuar shumë pasi që, njëra nga masat që është hyrja në Kosovë me posedimin edhe të vaksinës së tretë po na dëmton sidomos dimrit meqenëse Kosova është e shquar më shumë për turizëm malor dhe kjo po ndikon në bizneset tona”.

Edhe Hoti: Kosova rrezikon humbje ekstreme në turizëm me liberalizimit të tregut të energjisë Arbëri Hoti: Kosova rrezikon humbje ekstreme në turizëm me liberalizimit të tregut të energjisë

Maqedonci më tej njoftoi se OHT-ja ka kërkuar takim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe komisionin që harton politikat anti-COVID, pasi që me masat e reja sipas tyre po cenohet veprimtaria e përgjithshme.

“Kohëzgjatja e masave deri më 4 shkurt nuk besoj që do të japë rezultat në rënien e rasteve të reja me COVID-19. Është më mirë të mbyllen krejt sesa të jetë në shënjestër gjithmonë hoteleria”.