Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi në Bruksel një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, ku u diskutua mbi avancimin e procesit të integrimit të vendit tonë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.
Përfaqësuesja e Lartë Mogherini përgëzoi Ministrin Cakaj për përsëritjen e rekomandimit të qartë të Komisionit, duke theksuar se ky është një vlerësim i merituar dhe rezultat i reformave gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga vendi ynë, duke veçuar arritjet e prekshme në reformën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se Shqipëria është e gatshme dhe ka bërë të gjitha detyrat e kërkuara për të hapur negociatat me BE dhe është e nevojshme që Këshilli Evropian të reagojë pozitivisht, në linjë me rekomandimin e Komisionit./tch
-
Mogherini: Ballkani, ribashkim me BE-në
-
Cakaj: S’ka shtyrje, Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE
-
Cakaj thotë se në qershor të vitit të ardhshëm hapen negociatat e Shqipërisë me BE-në
-
Mogherini bën thirrje për hapje të negociatave me Maqedoninë
-
Cakaj: Në mbledhje të Ministerialit kërkuam anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës