Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri zgjodhi të flas në emër të partisë para se të fliste në Kuvend për sistemin e drejtësisë, i cili po kritikohet për mos efikasitet në luftën ndaj këtyre dukurive.
Në kohën sa Tahiri po mbante konferencë nga selia e partisë, në organin më të lartë ligjvënës, shefi i tij në Qeveri, Ramush Haradinaj po përballej me deputetët për krimin dhe korrupsionin në institucione dhe zyrtarët e lartë të Kosovës.
Tahiri pati një përgjigje të shkurt kur u pyet se pse nuk është në Kuvend për të diskutuar për krimin dhe korrupsionin, meqë është ministër i dikasterit të drejtësisë.
“Sot e kam pasur këtë detyrë dhe ajo është seancë e kryeministrit dhe jo e imja si ministër”, u përgjigj ai, raporton KP.
Aktualisht seanca e Kuvendit është duke vazhduar dhe i vetmi ministër që po merr pjesë është ai i Kulturës, Kujtim Gashi.
-
Tahiri mungon në mbledhjen e Qeverisë, Hamza i pranishëm
-
Opozita thotë se s’ka transparencë për dialogun, s’pret të dalë diçka jashtë temave të prodhuara nga Kurti
-
Dështon mbledhja e Kryesisë
-
Kryesia pa kuorum për caktim të seancës së Kuvendit këtë javë
-
S’ka kuorum në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit