Projektligji për pagat që ditë më parë ka kaluar në Qeveri dhe është proceduar në Kuvendin e Kosovës për votim, do të të siguroj rritjen e pagave për mjekët si asnjëherë më parë.
Kështu ka thënë ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, në tryezën për Projektligjin për paga, që po mbahet aktualisht.
“Projektligji për paga parasheh rritjen e pagave për mjekët si asnjëherë më parë. Ky projektligj është një hap i duhur në drejtim të duhur, dhe në momentin që do të kaloj në Kuvend do të jetë një hap i rëndësishëm për profesionistët shëndetësor”, ka thënë ministri Ismaili.
Më tutje, ai ka ftuar të gjithë deputetët dhe akterët tjerë të rëndësishëm që të punojnë së bashku në përmirësimin e këtij projektligji, në mënyrë që ai të kaloj pa u vonuar.
“Ky projektligj duhet të kalojë pa u vonuar, sepse nëse e humbim këtë rast do të ketë vetëm regres”, ka thënë ministri Ismaili.
-
Ismaili: Mjekët në Kosovë do t’i kenë pagat më të larta në rajon
-
Punëtorët shëndetësorë do t’i gëzojnë pagat sipas Ligjit të ri, thotë Ismaili
-
Çdo zvarritje e Ligjit për Paga është dëshpëruese, thotë Ismaili
-
Ministri Ismaili mblodhi të gjithë drejtorët e klinikave për t’ua dhënë një lajm që e dinë të gjithë
-
Ismaili, Hamza e Sejdiu premtojnë se nga dhjetori punonjësit shëndetësorë do t’i marrin pagat me rritje