Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në hapjen e punëtorisë dyditore mbi përgatitjen e raportit të vlerësimit – Rishikimi i përbashkët vjetor i punës për vitin 2018, bazuar në PSAK 2017-2021, e cila është organizuar nga MASHT me mbështetje të GIZ-it.
Në këtë punëtori po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të larta vendore, organizata ndërkombëtare partnere në arsim, organizata vendore, përfaqësues të SBAShK-ut, të DKA-ve, të Këshillit të Prindërve, të Fakultetit të Edukimit, të studentëve, të mediave dhe akterë të tjerë të përfshirë në arsim.
Viti 2018 ka pasur sfidat e veta, të cilat do të mund të diskutohen gjatë këtyre dy ditëve,, sa zgjatë punëtoria bashkë me ekspertët dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave pjesëmarrëse, tha në fillim ministri Bytyqi, për të shtuar se përkundër sfidave të mëdha dhe mungesës së buxhetit për realizimin e PSAK-ut, Ministria ka arritur të realizojë shumicën e objektivave të caktuara për këtë vit.
Ai përmendi fushat kryesore që përfshinë PSAK-u dhe tha se të gjitha këto fusha tematike kanë qëllim ngritjen e cilësisë në arsim në gjithë sistemin.
Si të arritur kryesore të realizuar për këtë vit, ministri Bytyqi përmendi ngritjen e përqindjes në gjithëpërfshirje, sidomos në nivelin parashkollor, ndërsa theksoi se mbetet sfidë përfshirja e fëmijëve nga mosha 0-5 vjet. Arritje të tjera ai përmendi ndarjen e buxhetit prej 1 milion euro për kryerjen e praktikës për nxënësit e shkollave profesionale, rritjen buxhetore për shkencë, nënshkrimin e marrëveshjes me BE-në për “Erasmus+”, insfrastrukturës ligjore, fillimin e matjes së performancës së mësimdhënësve, shpalljen publike për tekste të reja dhe të arritura të tjera.
Ministri Bytyqi tha se për vitin 2019, bashkë me GIZ-in, MAShT ka përcaktuar katër objektiva për pjesën parauniversitare, ndër të cilat theksoi qeverisjen e shkollave dhe shtimin e akterëve aktivë në ngritjen e cilësisë në arsim.
-
Sipas ministrit, MASHT vjet ka realizuar 68 për qind të objektivave
-
Bytyqi i raporton FMN-së për arritjet dhe problemet në arsim
-
Mungesa e buxhetit pengesë për zbatimin e Planit Strategjik të Arsimit
-
MAShT prezanton Raportin vjetor të vlerësimit
-
Bytyqi thotë se do të realizohen kërkesat që vijnë nga PSAK-u