Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë prezantimin e Raportit vjetor të vlerësimit të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2017/2021, me ç’rast u vlerësua se ka pasur ngritje në sektorë të ndryshëm në realizmin e planit, ndërkaq sfidë kryesore në ngecjen e zbatueshmërisë ka qenë mungesa e mjeteve financiare, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka theksuar se, shpalosja e këtij raporti nxjerrë në pah të arriturat dhe sfidat në zbatueshmërinë e PSAK 2017/2021, ndërkaq u zotua se MAShT do të angazhohet në zbatimin me përpikëri të këtij Plani në vitet e ardhshme.
Ai ka falënderuar GIZ-in dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë për angazhimin e vazhdueshëm që po bën në përkrahjen e realizmit të aktiviteteve të Ministrisë së Arsimit dhe vlerësimin e punës së PSAK.
“PSAK 2017/2021 ka një rëndësi të madhe, sepse është dokument bazik që hapë rrugët drejt reformave të nevojshme të sistemit arsimor në Kosovë. Shfletimi i këtij vlerësimi do të nxjerrë në pah të arriturat dhe sfidat që paraqiten në zbatimin e këtij plani deri në vitin 2021. Një ndër pengesat që ne kemi hasur në raport është mungesa e buxhetit të mjaftueshëm, i cili do të mundësonte që PSAK të zbatohet në tërësi”, ka thënë Bytyqi.
Përfaqësuesi i GIZ-it në Kosovë, Boris Scharlowski vlerësoi se, PSAK është një dokument i cili jep udhëzime të qarta rreth orientimit se ku duhet vendosur energjinë tonë të përbashkët. “Ky dokument gjeneron një shpresë të re për sistemin arsimor në Kosovë”, tha Scharlowski.
-
Mungesa e buxhetit pengesë për zbatimin e Planit Strategjik të Arsimit
-
Sipas ministrit, MASHT vjet ka realizuar 68 për qind të objektivave
-
Sipas ministrit Bytyqi, MASHT-i ka realizuar shumicën e objektivave për këtë vit
-
Bytyqi thotë se do të realizohen kërkesat që vijnë nga PSAK-u
-
Konstatohet rënie e shpenzimeve në arsim