Beograd, 11 shtator - Kryetari i partisë Nova Srbija, Velimir Iliq, tha sot se vizita e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë nuk dha përgjigje në asnjë çështje që kanë të bëjnë me problemin e Kosovës dhe se gjithë çfarë bëri në Kosovë ishte në funksion të promovimit të vet, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.
Serbisë, as Kosovës vizita e tij nuk i ka sjellë gjë. Vizita e Vuçiqit në Kosovë është një asgjë e madhe. Brenda dy ditësh, sa qëndroi në krahinën jugore serbe”, siç e quan kryetari i kësaj partie Republikën e Kosovës, “nuk e dëgjuam asnjë propozim të vetëm të mençur e konkret”, u shpreh ai para gazetarëve.
Iliqit, Vuçiq “bëri forumin e biznesit, detyroi njerëzit të vijnë në miting ku mbajti fjalim, u shëtit nëpër Kosovë, premtoi këtë e atë, ashtu siç premton gjithmonë, dhe fitoi brenda 11 orësh promovim në televizionin publik dhe në të gjitha mediat që i kontrollon”.
Duke ia pa për të madhe që presidenti serb nuk e vizitoi asnjë tempull serb, Iliq u shpreh:
“Kjo është hera e parë që një president i Serbisë të shkojë në Kosovë e të mos vizitojë Graçanicën, Patrikanën e Pejës, Manastirin e Deçanit...”, transmeton Koha.net.
-
“Vuçiqi po e jep lehtë Kosovën”
-
Vuçiqi thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë
-
I bëhet apel Qeverisë të mos ia lejojë vizitën Vuçiqit
-
Vuçiqi anulon vizitat e tij “për shkak të situatës komplekse të sigurisë në Kosovë”
-
Daçiqi për takimin e Vuçiqit me serbët e Kosovës: S’ka çështje më të rëndësishme këto ditë në Serbi