Zëvendëskryeministri i Kosovës, dhe njëherësh nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë përmes një shkrimi se PDK nuk bën kompromise sa i përket postit të kryeministrit me asnjë parti.
Madje, Hoxhaj ka thënë se tashmë është provuar se çfarë ndodhë kur posti i kryeministrit iu mbetet partnerëve të koalicionit, andaj një gjë e tillë nuk do të ndodhë edhe në këto zgjedhje.
“PDK është forca që gëzon besimin më të madh tek qytetarët dhe këtë do ta dëshmojmë edhe në këto zgjedhje. Ne e kemi provuar tashmë çfarë ka ndodhur kur postin e kryeministrit ua kemi lënë partnerëve të koalicionit. Prandaj nuk do të bëjmë kompromise të asnjë lloji kur kërkojmë votëbesimin e qytetarit”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ai ka thënë se në këto zgjedhje PDK do të hyjë vetë dhe posti i kryeministrit është i panegociueshëm.
“Sa i përket koalicioneve paszgjedhore, ato parti që nuk do kenë kurajën që të bëhen pjesë e pikave tona programore, nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme që ne do ta udhëheqim. Qytetari në zgjedhje tregon se kush ka vullnet dhe forcë t’ju prijë proceseve!”, ka përfunduar shkrimin Hoxhaj.
-
Hoxhaj: PDK-ja do bashkëpunojë me Qeverinë për interesat vendit, mbesim parti opozitare
-
Hoxhaj: PDK-ja s’do të jetë pjesë e qeverisë me VV-në
-
PDK-ja s’përjashton mundësinë për koalicion me partitë e vogla, thotë Hoxhaj
-
Hoxhaj: S’e përjashtoj mundësinë që Kurti pas zgjedhjeve ta përmbysë rendin kushtetues
-
Hoxhaj: Preferoja një koalicion me AAK-në, tash treni ka ikur