Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se shumë njerëz me kravata e dinë kush e vrau ministrin e luftës Ahmet Krasniqit, eshtrat e të cilit sot janë kthyer në Kosovë.
Ai ka thënë se “ju që dini kush ishte urdhërdhënësi e nuk flitni mbeteni të njëjtit kriminel”.
Më poshtë statusi i deputetit Avdyli:
“Sot në nderim të ministrit të luftës, Ahmet Krasniqit. Turpi qoftë për ju që hartuat, dhe ekzekutuat planin ogurzi për eliminimin e Ministrit e sot po heshtni. Dora misterioze që vrau dhe ju që dini kush ishte urdhërdhënësi e nuk flitni mbeteni të njëjtit kriminel. Unë kam bindjen që ka shumë njerëz me kravata që dinë por kanë vendosur të heshtin për të ruajtur faqen e zezë të dikujt. Lavdi veprës dhe jetës së Ahmetit”, ka shkruar Avdyli në Facebook.