Tiranë, 1 maj - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij nga sheshi i lirisë, duke folur për papunësinë si një fenomen që ka prekur vendin, tha se Republika e re e drejtuar nga PD do të risjellë dinjitetin e shqiptarëve.
Ai tha se nuk do të ketë zgjedhje më 18 qershor, teksa shtoi se po bën planin për 7 majin, transmeton atsh.
“Ne sot përpilojmë planin e çlirimit të Kavajës më 7 maj. Një plan me detajet më të mëdha për të ndaluar vjedhjen e radhës të qeverisë. Kujdes o Edi Rama se pas 18 qershorit nuk qeverisë më”, vijoi Basha.
Ai foli dhe për 1 majin.
“Dita 73 përkon me 1 majin. Datë e historisë komuniste. Baballarët tanë bënin parada para diktatorit çdo një maj duke brohoritur për kushtet e mira të jetesës që nuk e kishin dhe lirinë individuale të zëvendësuar nga terrori i diktaturës komuniste. Shpenzonte 30% te buxhetit për bunkerë teksa populli kishte numrin më të lartë të vdekjes foshnjore në rajon. Ndaj 1 maji nuk ka si të jetë festë, për askënd që ka njohur mjerimin e komunizmit. Por për ne shqiptarët 1 maji është dita për të kujtuar se deri ku mund të poshtërohet një baba dhe nënë përpara fëmijëve të vet nga një regjim që ka humbur çdo ndjenjë përgjegjësie përpara popullit të vet”, deklaroi Basha.
-
Sipas Bashës, më 30 qershor sigurisht nuk mbahen zgjedhje
-
Basha: Nuk ka zgjedhje më 18 qershor - Rama ia ka kaluar edhe Ramiz Alisë me çmendurinë e tij
-
PD-ja më 13 qershor mban zgjedhjet e brendshme për kryetar të ri
-
Të hënën protesta e 10 kombëtare e opozitës në Shqipëri
-
Basha: 30 qershori tregoi se me Ramën s’ mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme