Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sinjalizuesit, skeptikë se ligji do t’i mbrojë

Ersen Shileku dhe kolegu i tij, Bujar Ejupi, kanë sinjalizuar për Kohavision për më shumë se një vit, për dhjetëra keqpërdorime brenda Agjencisë së Shërbimit të Navigacionit Ajror.

Por, ata janë nxjerrë me dhunë nga zyra e tyre në momentin kur janë zbuluar nga drejtori i Përgjithshëm i ASHNA-së, se ishin ata që po i publikonin keqpërdorimet.

Në fakt, Shileku ka rrëfyer për KTV-në, se para se të vendosnin të jepnin sinjale për mediat, kishin provuar të raportonin brenda institucionit dhe e kishin njoftuar edhe Qeverinë për këto keqpërdorime, ashtu siç edhe parashihet me Ligj.

Por, sinjalet e tyre ishin heshtur. Për më tepër, ai thotë se u zbuluan pikërisht nga këto sinjale të brendshme.

I cilësuar si guximtari i 2016-s, sinjalizuesi Murat Mehmeti, është rikthyer në pozitën e tij të punë pas shumë përballjeve me presione brenda ATK-së, pikërisht pasi kishte sinjalizuar dhe zbuluar për rrjetin e organizuar për evazion fiskal të më shumë se 200 bizneseve kosovare në ATK.

Edhe Skeja: SHSKUK-ja i sheh sinjalizuesit si armiq Arbëri 1 j. më parë Skeja: SHSKUK-ja i sheh sinjalizuesit si armiq

Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve, edhe një vit pasi ka nisur së zbatuari, nuk është finalizuar.

Kjo pasi Ministria e Drejtësisë ka dështuar të hartojë rregulloret që specifikojnë zbatimin e saj në praktikë.

Sidoqoftë, sinjalizuesit e parë kanë nisur të flasin jo vetëm brenda institucioneve, por të raportojnë raste edhe në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Drejtori i saj, Shaip Havolli, tregon për sinjalizues anonim që kanë raportuar për raste të ndjeshme dhe që prekin sfera të ndryshme.

Edhe ATK-ja paralajmëron masa për pronarët që s’i deklarojnë të ardhurat nga qiratë e banesave e shtëpive Arbëri 1 j. më parë ATK-ja paralajmëron masa për pronarët që s’i deklarojnë të ardhurat nga qiratë e banesave e shtëpive

Edhe vetë sinjalizuesit janë skeptikë se ligji do t’i mbrojë, jo për shkak të përmbajtjes së tij, por për shkak se zbatimi i tij bëhet nga një sistem që është dëshmuar si i dështuar.

Megjithëkëtë, ata janë të bindur e edhe publikisht është dëshmuar se po të mos raportoheshin këto raste në media dhe të mos shfrytëzohej fuqia mediale për këtë, gjasat që të hetoheshin keqpërdorimet në Agjencinë e Navigimit Ajror dhe evazioni fiskal i më shumë se 200 bizneseve kosovare në ATK, janë minimale.