Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Kundër Korrupsionit, rezulton se zyrtarin përgjegjës deri më tani e kanë caktuar 182 institucione, përfshi 6 ministri, të cilat janë bashkuar me ministri tjera, pra gjithsej janë 188 persona përgjegjës.
Agjencia deri më tani kanë iniciuar 23 kundërvajtje për caktim të zyrtarit përgjegjës pas afatit të paraparë ligjor, raporton emisioni “Tempus”.
Gjatë vitit 2021, kjo agjenci ka pranuar 9 raste të sinjalizimit. Prej tyre, 6 raste kanë përfunduar, duke u mbyllur ose duke pushuar procedurën e sinjalizimit të jashtëm, ndërsa 3 raste janë bartur në vitin 2022. Prej tyre, një rast është përcjellë si kundërvajtje për shkak të mospërmbushjes së obligimeve sipas ligjit, një rast është informatë për prokurori, ndërsa një rast është akoma në procedurë në Agjenci.
Ndërkaq, institucioni përgjegjës për sektorin privat, Inspektorati i Punës, kanë deklaruar se nuk kanë të dhëna se sa biznese kanë më shumë se 50 të punësuar, të cilët kanë obligim të caktojnë personin përgjegjës për sinjalizim. Po ashtu, prej hyrjes në fuqi të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve për sektorin privat, në dhjetor 2019, Inspektorati i Punës, ende nuk ka pranuar asnjë informacion prej bizneseve për angazhimin e personave përgjegjës për sinjalizim. Në këtë drejtim, Inspektorati i Punës nuk ka shqiptuar ende asnjë gjobë ndaj ndonjë institucioni privat për mospërmbushje të këtij obligimi ligjor.
Sipas hulumtimit të “Tempus”, rezulton se në Kosovë janë 680 biznese që kanë mbi 50 punëtorë. Për të vërtetuar se sa prej tyre kanë caktuar zyrtarët përgjegjës për sinjalizim, “Tempus” ju ka dërguar kërkesa 250 bizneseve, prej tyre ka pranuar 20 përgjigje, ku 10 prej bizneseve kanë deklaruar se e kanë caktuar personin përgjegjës për sinjalizim.
-
Trajtimi i lëndëve në “Gjykatën e tenderëve” - 16 veta për 1 mijë e 200 ankesa
-
Sinjalizuesit vlerësohen arma më e fortë kundër korrupsionit
-
Shala: APK-ja të qartësojë se a ka mandat të kryejë hetime administrative në rastet e sinjalizimit
-
Buleshkaj: 200 raste të konfliktit të interesit janë evidentuar sivjet
-
IPK-ja gjatë vitit 2023 pranoi 1697 ankesa, arrestoi 21 punonjës policorë