Laosi mbizotëron në të gjitha rrugët e Pejës, nga “lumi” i makinave e jo si nga periudha tjetër e vitit, kur tollovia përqendrohet kryesisht në rrugën kryesore, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Nuk e di pse çdo verë po bëhet kështu në rrugët e Pejës. Edhe vjet e parvjet ka qenë kështu. Madje sivjet po më duhet gjendja është shumë më e keqe, sepse kaq gjatë nuk ka ndodh me prit në kolonë sikur këtë verë. Me pritue edhe me dalë në qytet nga kjo tollovi, por edhe në shtëpi s’po rrihet tërë ditën se kemi ardh në pushime e me shëtit e jo m’u dry në shtëpi”, ankohet mërgimtari M.B. për kaosin në rrugët e Pejës.
Njësoj ankoheshin edhe disa mërgimtarë të tjerë që ishin pas tij në kolonën e gjatë të automjeteve në rrugën afër shtëpisë së mallrave. E pavarësisht se ky kaos është i njohur për autoritete komunale, megjithatë edhe në këtë sezon veror është hyrë pa vepruar asgjë për ta pakësuar sado pak tollovinë në trafikun e Pejës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Mërgimtarët ankohen për kaosin në rrugët e Pejës
-
Gardhiqet nuk e eliminuan kaosin në rrugën kryesore të Pejës
-
Reshjet e shiut vështirësuan qarkullimin në rrugët e Pejës
-
Kolona të gjata në rrugën Fushë-Kosovë – Pejë
-
Dështon plani i Komunës së Pejës për zgjerimin e rrugës, pas kundërshtimeve të banorëve