Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikata: Punëtorët e KEK-ut do të stimulohen me nga 100 euro

Sindikata e re e KEK-ut ka njoftuar se punëtorët do të stimulohen me nga 100 euro shtesë për shkak të rrezikut nga pandemia.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook. Sindikata ka njoftuar se bordi ka vendosur që kjo kërkesë të realizohet.

“Të nderuar punëmarrës të KEK-ut, siç kemi kërkuar nga Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut në tre muajt e ardhshëm të stimulohen punëtorët nga 100€ shtesë për shkak të rrezikut nga pandemia, sot bordi vendosi që kjo kërkesë të realizohet, dhe mbetet që kërkesat tjera të negociohen dhe të realizohen në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

 

Të nderuar punëmarrës të KEK-ut, siq kemi kërkuar nga Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut në tre muajt e ardhshëm të...

Posted by Sindikata E Re Kek on Monday, March 22, 2021

 

Artikuj të ngjashëm