Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikata mirëpret propozimin për rritjen e buxhetit për shëndetësi

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përshëndet propozimin për rritjen e buxhetit për shëndetësi në Projektligjin mbi buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

“Në këtë mënyrë shpresojmë se me këtë buxhet do të ketë rritje të mundësisë për ofrimin cilësor të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

FSSHK po ashtu pret nga Qeveria realizimin e kërkesave tjera të dala nga marrëveshja me Koalicionin PAN, në të cilën parashihen rritja e pagave, rrezikshmëria , përmirësimin i kushteve të punës.

Po ashtu FSSHK inkurajon Ministrin e Shëndetësisë që të vazhdojë me reformat e nisura, duke thënë se do të jenë në mbështetje të çdo procesi që e përmirëson gjendjen në shëndetësi