Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikata kërkon që fajtorët për gjendjen në KEK të përballen me drejtësinë

Përballje me drejtësinë është kërkuar për të gjithë ata që janë fajtorë për gjendjen e krijuar në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Përfaqësues të Sindikatës së Re të kësaj Korporate (SR-KEK), kanë thënë se për përballjen eventuale të vendit me terrin energjetik, fajtorë janë KEK-u, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Obiliqit për mosmarrjen e masave me kohë rreth kësaj çështjeje, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari Rafet Osmani ka thënë se si Sindikatë i kishin njoftuar të gjitha institucionet e vendit për rrezikun që e pret vendin për shkak të harxhimit të rezervave të fundit të thëngjillit në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut thotë se për shkak të kësaj gjendjeje mund të mbesin pa punë 4.800 punëtorët e kësaj Korporate. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.