Federata e Sindikatës së Pavarur për Komunikacion e Lidhje ka kërcënuar me protesta dhe greva nëse nuk ndahen mjete nga buxheti i Kosovës edhe për linjat transportuese.
“Duke parë se përmes kërcënimeve, protestave dhe grevave, sektori publik dhe bizneset po përfitojnë nga buxheti i Kosovës, nuk na mbetet rrugë tjetër vetëm se edhe ne të përdorim të njëjtat metoda për realizimin e kërkesave tona”, thuhet në komunikatën e tyre.
Sipas federatës, deri tash është dialogu për këtë, por tash do të ndërmarrin veprime, përndryshe, kërcënon se “shumë lehtë si federatë sindikale me aktivitetet tona ta paralizojmë jetën në shtet”.
Ndërkaq, të pakënaqur janë shprehur edhe ndaj menaxhmenteve të kompanive.
“Përpos pandemisë COVID-19, punëtorët e sektorit tonë atakohen në mënyrë të përsëritur edhe nga menaxhmentet e kompanive tona, të cilët janë duke e shfrytëzuar situatën e krijuar nga COVID-19 pa u shqetësuar farë”, thuhet tutje, ndërsa përmendin punëtorët e Aeroportit “Adem Jashari”, ndaj të cilëve po ushtrohet presion, thotë sindikata.
“Vetëm në vitin 2020 janë larguar nga puna 60 punëtorë në kohë pandemie pra, në mesin e tyre edhe nënkryetari i sindikatës, vetëm pse ka qenë pjesëmarrës në grevën e organizuar nga sindikata për realizimin e kërkesave të punëtorëve. Në 2021 është larguar përkohësisht kryetari i shoqatës sindikale, Bashkim Latifi, përpos që është larguar nga puna, kryetarit nuk i lejohet qasja në zyrën e sindikatës...”.
Edhe
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro
Federata thotë se menaxhmentet e kompanive, transferin e kuotës sindikale po e bëjnë me vonesë për muaj të tërë. Shton se janë të gatshëm për takim me institucionet relevante, përndryshe do të përdoren mjetet sindikale.
Në Federatë, pjesë janë dhjetë shoqata që përfshijnë: Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, hekurudhat e Kosovës Infrakos dhe Trainkos, trafiku urban, transportuesit privat të mallrave, stacionet e autobusëve nëpër komuna.
-
Azemi pyet Kurtin e Muratin për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin jopublik
-
Sindikata paralajmëron për “paralizim funksional” të RTK-së
-
“Jemi lodhë, Parlament, Qeveri, të kujt jeni?”: Protestojnë punëtorët e sektorit privat
-
Pakënaqësi për pagën e 13-të, punonjësit e ndërmarrjeve publike paralajmërojnë protesta e greva