Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikalistët e arsimit të Prishtinës përkrahin nismën për greva të përgjithshme

Shoqatat sindikale të Arsimit të Komunës së Prishtinës i janë përgjigjur pozitivisht, në mënyrë unanime, thirrjes së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK) për të nisur grevat që nga dita e mërkurë, në të gjitha shkollat e Kosovës, duke filluar me mosmbajtjen e orës së parë të mësimit, në të dy ndërresat, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë një takimi që kanë mbajtur të dielën, sindikalistët e arsimit të Prishtinës thanë se nëse pas grevës së parë Qeveria e Kosovës nuk do të reflektojë në plotësimin e kërkesave të punëtorëve të arsimit, ku kryeson implementimi i Kontratës së re të arsimit të nënshkruar në prill të vitit të kaluar, atëherë grevat do të shtohen, duke vazhduar pastaj me mosmbajtje të mësimit për dy orë, në të dy ndërresat.

Ahmet Pllana, kryetar i SHSA të Prishtinës, u ka thënë përfaqësuesve sindikalë të shkollave se ata duhet të sjellin listat me nënshkrimet e mësimdhënësve që kanë përfillur grevën e së mërkurës.

“Greva pra do të mbahet në të dy ndërresat, me humbjen e orëve të para të ndërresës. Mësimdhënësit duhet të jenë në shkollë, siç e kanë me orar të punës, kurse nxënësit nuk duhet të vijnë në orët e para”, ka thënë Pllana...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm