Bashkimi i Sindikatave të Kosovës ka propozuar që nga 2018-a paga minimale në vend të bëhet nga 170 në 250 euro.
Këtë kërkesë, kjo sindikatë e bazon në rritjen e çmimit të shportës familjare, e cila nuk mund të mbulohet assesi me pagë minimale prej 170 eurove, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa qeverisë brenda këtij muaji do t’i kërkohet që përveç ndryshimit të dispozitës së ligjit të punës, e cila përcakton pagën minimale dhe e kategorizon atë në bazë të moshës, ta ndryshojë edhe shumën. Përfaqësuesit e punëdhënësve në Këshillin Ekonomiko Social, thonë se do ta mbështesin ndryshimin e kategorizimit të pagës minimale.
Por, rritjen e propozuar të pagës minimale nga BSPK-ja po e konsiderojnë shumë të lartë.
Ndërkaq, përfaqësuesit e bizneseve janë kundër rritjes së pagës minimale.
Kohavisioni ka pyetur Zyrën e Kryeministrit të Kosovës se a do ta miratojë rritjen e pagës minimale nga 170 në 250, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.