Me kërkesën për ngritje e pagave dhe kushte më të mira të punës, edhe Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, ka organizuar protestë për ditën e 1 Majit.
Kryetari i sindikatës së re të KEK Rafet Osmani, tha se qëllimi i kësaj proteste, është sensibilizimi i opinionit me gjendjen e krijuar në KEK dhe shkatërrimin që po i bëhet ekonomisë së Kosovës dhe perspektivës së saj, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa u bëri thirrje institucioneve, që t’i kenë parasysh kërkesat e tyre, në të kundërtën protestat nuk do të ndalen.
Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi tha se BSPK kanë qenë për dialog, për të ruajtur qetësinë sociale, por nuk e kanë menduar që punëtorët kosovar, do të vijnë në këtë gjendje. Andaj tha se BSPK së bashku me federatat, do t’ua prishin llogarinë institucioneve, të cilat nuk po i implementojnë ligjet.
Përfaqësuesi i KEDS-it Rashit Gashi, foli për pasigurinë në punë që nga privatizimi i KEDS-it dhe gjendjen e mjerueshme të punëtorëve të larguar nga puna. Ai tha se kjo gjendje e pashpresë po i përcjell ata tash e sa vite.