Ish-kryetari i gjyqtarëve të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Malcolm Simmons, përmes Twitteri e ka këshilluar Kosovën të jetë më e ashpër në raport me Bashkimin Evropian në çështjen e mosliberalizimit të vizave.
Simmons ka thënë se është koha që Kosova t’i thotë BE-së “jemi lodhur nga lojërat e juaja”.
“A nuk është koha që Kosova t’i thotë BE-së: ‘Ne jemi lodhur nga lojërat që po i luani’. Nuk do të ketë bashkëpunim të mëtejshëm me ju përveç dhe derisa të shohim ndonjë përparim nga pala e BE-së?”, ka shkruar Simmons.
Simmons dha dorëheqje nga EULEX-i në vitin 2017, derisa akuzoi këtë mision si politik dhe jo mision që promovon shtetin ligjor. Simmons e kishte akuzuar BE-në se nuk i kishte marrë parasysh paralajmërimet e tij për raste korrupsioni brenda EULEXI-t.
Ndërkohë, Kosova vazhdon të marrë përgjigje negative nga BE-ja për çështjen e liberalizimit të vizave, pavarësisht, që siç pretendohet nga pala kosovare, janë plotësuar të gjitha kriteret.
-
Von Cramon: BE-ja dështoi në rastin e Kosovës
-
Von Cramon: Menjëherë të hiqen vizat për Kosovën
-
Ambasadori gjerman i habitur pse Kuvendi i jep hapësirë Simmonsit
-
Ish-kryegjyqtari i EULEX-it flet për “skandalet” e misionit të EULEX-it
-
EULEX-i i quan të pavërteta deklarimet e Simmonsit për rastet “Drenica” dhe “Kleçka”