Lista serbe ende nuk ka vendosur cilit koalicion do t’i bashkohet pas zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme të 11 qershorit, ka thënë nënkryetari i kësaj Liste Slavko Simiq, transmeton Koha.net.
Duke komentuar spekulimet për formimin e Kuvendit e të Qeverisë gjatë kësaj jave, Simiq ka thënë se kjo është e pamundur.
"Sa i përket mbajtjes së mbledhjes konstitutive, ende nuk është caktuar mbledhja e Kryesisë në të cilën do të caktohej seanca, ende nuk janë regjistruar deputetët ashtu që në mënyrë procedurale, sipas meje, është e pamundur që gjatë kësaj jave të mbahet seanca konstituive e Kuvendit”, citon radiokim të ketë thënë Simiq.
Lista serbe ka nëntë deputetë.
Artikuj të ngjashëm
-
Lista Serbe thotë se Kuvendi nuk është konstituuar
-
Simiq: Për ta përkrahur Qeverinë duhet të konsultohemi me Vuçiqin
-
Lista Serbe ende s’ka vendosur se me kë do të hyjë në koalicion
-
Deputetët serbë nesër në Kuvend, vendosin në harmoni me Beogradin
-
Shterohen të gjitha propozimet e Listës Serbe për pozitën e nënkryetarit