Flamujt e pakicave në Mal të Zi nuk do të lejohen në institucionet shtetërore, por do të mund të përdoren nëpër dasma dhe ngjarje politike e kulturore.
Kjo do të vlejë për flamurin e Serbisë si dhe për ata të shqiptarëve, boshnjakëve e kroatëve, shkruan “Novosti” i Beogradit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kësaj gazete, kjo parashihet me Projektligjin e propozuar nga Qeveria e Malit të Zi rreth caktimit, përdorimit dhe shquarjes publike të simboleve kombëtare, i cili do të dalë për miratim para Parlamentit të këtij vendi.
“Baza kushtetuese për nxjerrjen e këtij ligji ndodhet në dispozitën e nenit 79 të Kushtetutës së Malit të Zi, me të cilin përcaktohet se pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të komuniteteve nacionale të tjera pakicë u garantohen të drejtat dhe liritë sipas të cilave mund të përdorin individualisht dhe bashkë me të tjerët: të zgjedhin, të përdorin dhe të shquajnë simbolet kombëtare dhe të shënojnë festat kombëtare” i ka thënë kësaj gazete Mehmet Zenka, ministër për të Drejtat e Pakicave dhe të Nacionaliteteve, transmeton Koha.net.