Është sjellë të dielën para Gjykatës Themelore të Prishtinës një nga të arrestuarit për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit të premten.
Të arrestuarit me emrin Dragisa Vicentijeviq pritet t’i caktohet masa e sigurisë.
Policia e Kosovës ka arrestuar tetë të dyshuar dhe ka konfiskuar armatim, përfshirë eksploziv, pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me shpërthimin në Zubin - Potok.
Ndërkohë, policia e Kosovës ka vazhduar edhe të dielën kontrollet përreth zonës, pas sulmit terrorist të 29 nëntorit, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, ku si pasojë e një shpërthimi u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Artikuj të ngjashëm
-
Gati një vit nga sulmi në Ibër Lepenc, por pa aktakuzë
-
Iu vazhdohet paraburgimi edhe nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq, të dyshuar për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc
-
Edhe dy muaj paraburgim të dyshuarve për shpërthimin në “Ibër-Lepenc”
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
-
Prokuroria Speciale: Për sulmin në Ibër-Lepenc u shoqëruan në polici 10 persona, një në paraburgim