Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Silcapori” akuzohet për ndotje të Lepencit me mbetje helmuese

Banorët e Komunës së Kaçanikut që nga paslufta po përballen me kundërmime nga ndotja e lumit Lepenc derisa një pjesë e madhe e ujërave të zeza të qytezës dhe mbetjet e ndryshme të kompanive prodhuese po vazhdojnë të derdhen mbi rrjedhën e lumit.

Kohët e fundit dyshohet se ndotjen më të madhe po e shkakton industria e materialeve ndërtimore “Silcapor”, derisa mbetjet e produkteve të vajrave të mazutit dhe kerozinës po i derdh në Lepenc, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rreth kësaj çështjeje kanë reaguar qytetarët dhe organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi” në Komunën e Kaçanikut.

Ndërkohë që kjo organizatë ka realizuar një hulumtim, lidhur me ndotjen e lumit Lepenc dhe ka konstatuar se industria e materialeve ndërtimore “Silcapor” po i shfrytëzon ditët e vikendit për t’i hedhur mbetjet e mazutit derisa lëvizja e qytetarëve dhe e zyrtarëve të institucioneve publike është më e vogël... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)