Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshjen e dytë të bashkëpunimit, ku përmes kësaj marrëveshje palët kanë shprehur angazhimin e tyre për shkëmbimin e informacioneve, dokumenteve dhe punonjësve me qëllim rritjen e kapaciteteve institucionale në fushën e sigurimit të depozitave.
Po ashtu, palët nënshkruese të marrëveshjes, angazhimin e tyre do ta shprehin edhe në bashkëveprim në ndërmarrjen e simulimeve të përbashkëta apo asistencës teknike në rast të ngjarjes së kompensimit, zhvillimin e konsultimeve për çështje të zhvillimit institucional, fushës së sigurimit të depozitave me theks në procesin e kompensimit, nxitjen e politikave eficiente në fushën e sigurimit të depozitave, si dhe çështje të tjera që kanë lidhje me mbështetjen e stabilitetit financiar dhe mbështetjen e njëra-tjetrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtoresha Menaxhuese e FSDK-së, Violeta Arifi-Krasniqi, tha se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve është zhvilluar natyrshëm duke ndarë vizionin e njëjtë të përmbushjes së standardeve ndërkombëtare në fushën e sigurimit të depozitave.
“Marrëveshja e dytë që sot do të nënshkruhet formalizon zotimin tonë për bashkëveprim në përmbushje të standardeve ndërkombëtare në fushën e sigurimit të depozitave bazuar në energjitë e përbashkëta për t’i shërbyer depozitorëve dhe stabilitetit financiar. Bazuar në këtë ne jemi në planifikim për organizimin e simulimit të përbashkët, i cili do të jetë i pari i llojit të tillë në rajon”, tha Arifi-Krasniqi.
Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në Shqipëri, Genci Mamani, pas nënshkrimit të marrëveshjes së dytë tha se po finalizojnë përpjekjet e përbashkëta që kanë vetëm një qëllim, e që sipas tij është siguri për të gjithë depozituesit, transmeton kp.
“Marrëveshja që po nënshkruajmë sot është një dëshmi e qartë e nevojës dhe vullnetit që të dy institucionet tona kanë identifikuar dhe janë të gatshme të ndërmarrin për të dërguar më tej bashkëpunimin e arritur deri tani. Ne kemi vendosur theksin të zhvillojmë stimulimet e përbashkëta për të testuar gatishmërinë operacionale por edhe spektrin rregullativ për ngjarje të mundshme kompensimi. Mendoj se ky nivel i ri i bashkëpunimit na sjell më afër objektivave tona respektive dhe do të na ndihmojë të jemi të ndërgjegjshëm për aspektet e punës sonë që ka nevojë për korrigjim, por qoftë edhe thjeshtë për përmirësim”, tha Mamani.
Në fund drejtoresha menaxhuese e FSDK-së, Violeta Arifi-Krasniqi, paraqiti pikat kryesore të raportit vjetor për vitin 2016 të Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës, për të cilin tha se ka pasur një rritje prej 4 për qind.
“Kam kënaqësinë të ju raportoj për rritje të trendit të depozitave në total depozita një rritje prej 4 për qind ndër vite dhe trendin e rritjes së depozitave të siguruara. Kjo rritje gjithashtu shpjegohet edhe për shkak të limit të sigurimit prej 23 për qind, do të thotë dallimi është në raport me rritjen e totalit të depozitave ka të bëjë me rritjen e limit të sigurimit nga 3 mijë në 4 mijë që ka hyr në fuqi me 1 janar 2016”, tha ajo.
Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave e Shqipërisë, marrëveshjen e parë e kanë nënshkruar në vitin 2014.