Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, dhe drejtori i organizatës ndërkombëtare “SPARK”, Yannick Du Pont, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi, me të cilën do të sigurohet qëndrueshmëria financiare për Kolegjin e Biznesit Ndërkombëtar në Mitrovicë (IBCM).
Kjo Marrëveshje vjen si rezultat i investimeve të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe disa ambasadave në Kosovë, në mbështetje të diversitetit etnik në fushën e arsimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarrëveshja siguron financim 5 vjeçar nga MAShT për funksionimin e Kolegjit IBCM, në mënyrë që të zhvillohet dhe si institucion gjithëpërfshirës, të nxjerrë nëpunës civilë profesionalë të rinj dhe udhëheqës biznesi në rajonin e Mitrovicës, të trajnuar dhe mësuar që të punojnë në ekipe shumetnike për tregjet e Kosovës, regjionit, dhe ato evropiane.
Marrëveshja parasheh që Kolegji, për periudhën sa zgjatë kjo marrëveshje, t’i raportojë MAShT-it në baza vjetore për sukseset, të arriturat dhe për gjithçka që parasheh kjo marrëveshje, përfshirë këtu edhe raportin financiar.
Kjo Marrëveshje do të procedohet për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.